E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali. Vjedhin Njeriun Pa Duar. Policia Liron Hajdutin.
Lajme

Skandali. Vjedhin Njeriun Pa Duar. Policia Liron Hajdutin.

Skandal me policinë e Korçës, një nga më të dobëtat në vend për sektorin e krimeve.  Një person me duar të prera është sulmuar dhe grabitur. Vetë i dëmtuari ka identifikuar vjedhësit, dhe policia që ndoqi ngjarjen ka aritur të kapë dy vjedhësit. Deri ketu puna e uniformave blu është normale. Pas shoqërimit në komisariat, vjedhësi kryesor është liruar.

Personit të vjedhur po i mbahen paratë dhe dokumenta të rëndësishme që ja morën vjedh?sit. Shuma prej 150 mijë lekë të vjetra dhe kartë identiteti së bashku me dokumenta Kempi janë në komisariat. ” Askush nuk më kthen një përgjigje. Prej tre ditësh policia nuk ka bërë asgjë, vetëm sa ka liruar vjedhësin kryesor.

Pa më dhënë asnjë sqarim” thotë i dëmtuari, Tomor Çikollari, 33 vjeç nga fshati Bulgarec i Korçës. Ai është sulmuar dhe grabitur në fshatin e tij reth orës 23.10 pasi kishte dalë nga një lokal. Dy persona e sulmuan teksa kthehej në shtëpi, ku banon me dy prindërit dhe 4 vëllezër të tjerë. Çikollari i ndoqi dy vjedhësit deri në një shtëpi të pa banuar, dhe më pas njoftoi policinë. Pas shoqërimit të dy grabitësve, policia pa asnjë saarim, qoftë edhe me komunikatë për mediat, ka lënë të lirë të dyshuarin kryesor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.