Skandali/Ambasadori Lu kërcënoi opozitën për zgjedhjet e vitit 2017
JË shkon edhe shumë më larg kur thotë se qëllimi i reformës ka qenë që drejtësia të vihet nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për një organizatë të lidhur me miliarderin George Soros.
Jo vetëm kaq, por nën akuzë është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, si sponsor dhe mbështetës i kësaj reforme dhe I vënë në shërbim të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Raporti veçon një element nga situate politike parazgjedhore gjatë vitit 2017, kur ambasadori Lu minoi përpjekjet e opzitës për të ndaluar vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme nëpërmjet kërcënimeve.
“Gjithashtu ia vlen të theksojmë se ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu (njeri i Obamës), është i lidhur me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Ai në maj të vitit 2017, ndihmoi të minojë planet partiake të opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” thuhet në raport mes të tjerave.
Në atë periudhë ambasadori Donald Lu, deklaroi në emër të SHBA, se do të njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



