E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze/Shqipëria s’i pranon, 10 barinj bllokohen në doganën e Qafë Thanës në temperatura me minus
Publik News

Skandaloze/Shqipëria s’i pranon, 10 barinj bllokohen në doganën e Qafë Thanës në temperatura me minus

10 shqiptarë janë bllokuar prej 24 orësh në doganën e Qafë Thanës, në tentativë për t’u kthyer në atdhe.

Dy prej tyre janë në moshë të madhe, mbi 65-vjeç. 

Ata janë barinj që qëndrojnë dhe punojnë me sezon në malet e Maqedonisë, por teksa janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri, e kanë gjetur derën e mbyllur. Shkak është bërë situata nga pandemia e koronavirusit.

Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë shqiptar nuk do të lejohet të kthehet, pasi vendi ndodhet në izolim total. Dhjetra të tjerë janë bllokuar në doganën e Kakavijës si dhe në atë me Malin e Zi.

Barinjtë në doganën e Qafë Thanës janë detyruar ta kalojnë natën në temperatura me minus. Pala maqedonase ka pranuar t’i kalojë, por shqiptarët refuzojnë t’i lejojnë të hyjnë duke thënë se “kështu është urdhri”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.