Skandal/UET e Çilit me editorial, plagjiaturë
Universiteti Europian i Tiranës me pronar Henri Çilin, apo shkolla kontekstualiste siç e quajnë ndryshe, skandalet i ka pjesë të saj.
Këtë radhë, në listën e skandaleve ka shtuar plagjiaturën.
Gazetari Elvin Luku ka zbardhur me fakte plagjiaturën në editorialin e parë në revistën MAPO.
Sipas tij shkrimi është marrë “copy-paste” nga Wikipedia.
“I gjithë teksti i gjoja filozofisë anglosaksone, konkretisht Shkolla e Kembrixhit, që sikurse thuhet se ka frymëzuar të vetëshpallurit “mendimtarë”, siç vetëquhen në shkrimin e Mapos, është copy-paste nga Wikipedia… Perlë! Aq mirë e kanë përvetësuar filozofinë Çilo-UET-janët, sa as një artikull origjinal nuk shkruajnë dot filozofët-kontekstualistë. Lëre pastaj të themelojnë një shkollë…”, shkruan Luku në rrjetet sociale.


Postimi i plotë:
Plagjature!!!
Shkolla Kontekstualiste e Tiranes ne editorialin e pare prezantohet me nje PLAGJATURE!!!
I gjithe teksti i gjoja filozofise anglosaksone, konkretisht Shkolla e Kembrixh, qe sikurse thuhet ka frymezuar te veteshpallurit “mendimtare”, sic vetequhen ne shkrimin e MAPOS, eshte COPY-PASTE nga Ëikipedia…
Perle!!!
Aq mire e kane pervetesuar filozofine Çilo-UET-jane, sa as nje artikull origjinal nuk shkruajne dot filozofet-kontekstualiste. Lere pastaj te themelojne nje shkolle…
Une ne reagimin tim te pare u kerkoja studime ketyre… Hahaha… keto dhe editorialin e kane fals…
Nuk i thoja kot Arian Çanit ne komentin tim, para se ti nxjerresh ne ekran, e tu besh publicitet, duhet te beje detyren si gazetar dhe moderator profesionist qe je, duke iu kerkuar PRODUKTIN (libra, botime, kerkime shekncore) dhe jo FASADEN…
SUKSESE NE JETE, O MENDIMTARE! (Ju lutem: Jo fjale pa dogane ne editoriale)/CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



