E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e tjetërsimit në  kadastër /U kthye nga djerrë në arë për
Publik News

Skema e tjetërsimit në kadastër /U kthye nga djerrë në arë për

Tjetërsimi i një mbi 68 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit ka ndodhur përgjatë pesë viteve, 2013-2018.

kepi rodonit

Personat në hetim, ishzyrtarë të lartë dhe disa prej tyre zyrtarë aktual në Kadastrën e Durrësit kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtetërore përkundrejt vlerave monetare. Ndërkohë, të tjera raste të abuzimit me tjetërsimin e pronave në bregdet janë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit.

18 persona, shumica ish-punonjës të Kadastrës në Durrës, janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit, duke ia kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar dhe një në kërkim. Gjashtë persona të tjerë janë me masë detyrim paraqitje sipas vendimit të Gjykatës, kurse tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist, duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet. Burime pranë grupit hetimor thonë se skema e tjetërsimit të pronës ka nisur vite me parë, në ish-Komunën Ishëm që ka bërë kompensim pronash, në mënyrë abuzive, ndërsa vitet e fundit, këto toka janë regjistruar edhe në Hipotekë.

Po përmes falsifikimit të të dhënave dhe zhdukjes së dokumentacionit në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë regjistruar dhe më pas tjetërsuar. Skema është zbuluar nga hetimet e nisura gjatë këtij viti, ku ish-zyrtarë dhe përfitues janë mbajtur në përgjim.

Fillimisht, toka shtetërore pa frut është regjistruar si tokë arë, pastaj është ndarë në bazë të ligjit 7501 dhe më pas u është kaluar personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.