E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema/ Salillari mashtron për gjyqin dhe  kërkon  heqjen e lajmeve
Lajme

Skema/ Salillari mashtron për gjyqin dhe kërkon heqjen e lajmeve

Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, në shtator të vitit 2022, çoi në konfiskimin e disa shtesave.

Ky vendim ka prekur edhe një pallat në zonën e Farkës në Tiranë, në pronësi të biznesmenit, Pëllumb Salillari.

Kompania Salillari, duke mos pranuar të paguajë gjobën, kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë.

Dhe me këtë veprim, sipas Rustës, kjo kompani bëhet e para që nis betejën ligjore me qeverinë.

Materiali  i raportuar Publik.live është shkruar nga gazetari Klodian Tomorri, i cili shtron pyetjen se a do ta mundë Salillari, Edi Ramën, duke bërë një analizë të çështjes.

https://publiktv.live/a-do-ta-munde-salillari-edi-ramen/

Pas këtyre publikimeve korrekte, etike dhe profesionale, një  person, ka kërkuar që në mënyrë miqësore të fshihet shkrimi.

Telefonata është bërë me numrin 068 20 84 8… dhe personi pas këtij numri është prezantuar si Ervisi.

Ky i fundit ka pranuar se shkrimi është korrekt, por se kërkonte heqjen e tij, me pretendimin se mund ta dëmtonte gjatë procesit gjyqësor, se ishte rast i ndjeshëm.

Më pas pretendimi i tij ndryshoi dhe ka dhënë një tjetër version.

I njëjti person, Ervisi, me të njëjtin numër telefoni, si më lart, pretendoi se nuk është bërë padi nga Salillari, po nga pronarët e truallit.

Pra, qartësohet skema.

Ndërton pa leje, më pas vjen vendimi për sekuestro dhe në fund, hedh pronarët e tokës kundër Ramës, nëpër gjyqe.

Kujtojmë se në shtator 2022, një shtesë pa leje në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 m2 u sekuestrua, pas vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Shtesat e kateve pa leje ishin ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilit ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i pati lënë dy opsione në dispozicion, deri në sekuestrimin e plotë nga shteti.

Tashmë qarkullon versioni i gjyqit, por me prapaskena, ku Salillari duket se hedh gurin dhe fsheh dorën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.