E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Skemë për pastrimin e parave”/ Kryemadhi denoncon: Dy kompani të inceneratorëve kanë marrë 2.2 mln euro nga AZHBR e Frida Krifcës
Politikë

“Skemë për pastrimin e parave”/ Kryemadhi denoncon: Dy kompani të inceneratorëve kanë marrë 2.2 mln euro nga AZHBR e Frida Krifcës

Në një intervistë për emisionin “LOG”, Kryemadhi thotë se AZHBR i ka dhënë 2.2 mln euro dy kompanive me pronar Adelina Demirin dhe Jurgen Dashin.

Sipas Kryemadhit, këto dy kompani janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar.

Kryemadhi: Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdhaja të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fiktive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë” – tha Kryemadhi.

Pyetje: Po pse fiktive?

Kryemadhi: Sepse nuk ekzistojnë këto dy firma. Janë të lidhura me inceneratorin. Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastraveca, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës.

1
2
2.1
3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.