E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skenarë të çmendur, Gjermania rrezikon edhe po mundi Korenë. Ja të gjitha opsionet e grupit F
Lajme

Skenarë të çmendur, Gjermania rrezikon edhe po mundi Korenë. Ja të gjitha opsionet e grupit F

Një grup i komplikuar, ashtu si fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë. Gjermania nuk ia ka dalë ende dhe mund të mos ia dalë edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet të triumfojë me të paktën 2 gola diferencë).p

 

 

Sepse në Grupin F nuk është kualifikuar askush dhe nuk është eliminuar askush. Prandaj, kampionëve të botës do t’u duhet ndihmë. Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (-2 diferencë golash). Por si kualifikohet secila skuadër?

GJERMANIA KUALIFIKOHET KUR:

– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë.

– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës.

– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve.

– humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut.

MEKSIKA KUALIFIKOHET KUR:

– fiton ose barazon ndaj Suedisë.

– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.

– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët.

SUEDIA KUALIFIKOHET KUR:

– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.

– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë.

– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut.

– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.

– humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

KOREJA E JUGUT KUALIFIKOHET KUR:

– fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë.

Rregullorja/ Nga golat te kartonët, ja si “luhet” grupi

rregullorja boterorit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.