E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skenari i PS për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës pa zgjedhje
Politikë

Skenari i PS për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës pa zgjedhje

Edhe pse Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak.

Sipas dokumentit qe poston me poshte “Panorama” mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

 

Burime bejne me dije se mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja, do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Sipas dokumentit, me firmen e prefektit, ne piken tre te tij theksohet se ne mbledhje do te behet edhe “Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Nderkohe qe ne kushtet e doreheqjes se Pjetrit, mesohet se ka nje skenar sipas te cilit PS-ja te marre bashkine e Shkodres pa e cuar me pare ate ne zgjedhje.

Konkretisht fjala eshte te behet emërimi nga këshilli i ri i një nënkryetari që do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të dorëhequr.

Nderkohe qe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rastet, se kur mund të komandohet një nënkryetar në pozitat e kryetarit te bashkise.
Sipas Nenit 61, “kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Ligjerisht, komandimi mund të bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”. Kjo do të thotë; vetëm kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji.

Po ashtu, Ligji për Qeverisjen Vendore sakteson kohen kur mbaron mandati i nje kryebashkiaku. “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon, kur bën betimin kryetari pasardhës”-thuhet ne piken 4, gje qe nuk eshte rasti i Valdrin Pjetrit.

docdoc1doc2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.