E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani me dyer të mbyllura nga koronavirusi
Publik News

Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani me dyer të mbyllura nga koronavirusi

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik njoftimin se dy ndeshjet e javës së 26-të të Superligës, midis Vllaznisë dhe Partizanit si dhe sfida Skënderbeu-Kukësi do të zhvillohen me dyer të mbyllura në orën 18:00.

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në vendin tonë ka çuar në mbylljen e shumë aktiviteteve, madje në fillim u tha se çdo ngjarje sportive do të shtyhej deri në 3 prill.

Megjithatë FSHF ka njoftuar mediat se ndeshjet e ditës së sotme do të mbahen,ndërsa për vazhdimësinë e aktiviteteve do i kërkohet Këshillit të Medias një takim.

“Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas  të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.”-thuhet në njoftimin e FSHF-së

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.