Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaristin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë
shtetasit:
Jurgen Kaferi, 23 vjeç, banues në Bulqizë

Fatos Lezi, 24 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për veprën penale Plagosje e lehtë me dashje).

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës të datës 19.03.2018, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases M.M, 72 vjeçe.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134/2, 22, të Kodit Penal.



