E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skifterët  fierakë  kishin lidhje familjare me familjen që  vodhën 100 milionë
Publik News

Skifterët fierakë kishin lidhje familjare me familjen që vodhën 100 milionë

Flora, si ndodhi ngjarja ditën kur ju grabitën paratë e makinën?

Ishte ora 07:40, kur unë dhe bashkëshorti u nisëm për në punë. Jetojmë këtu në Fier, në lagjen “Afrim”, por dyqanin e mallrave bujqë- sore e kemi në Levan. Mëngjesin e 29 majit të 2017- ës, ne kishim brenda makinës 100 milionë lekët. I kishim marrë me vete sepse do shlyenin disa fatura të papaguara dhe një kredi që na kishte mbetur.

Dhe ç’ndodhi më tej?

Kur vajtëm, parkuam përballë dyqanit. Në të njëjtën kohë, prisnim një kamion me mall për ta shkarkuar dhe rastisi që erdhi në të njëjtën kohë me ne. Mbyllëm makinën tonë dhe filluam të shkarkonim mallin e ardhur dhe ta sistemonim brenda. Kjo zgjati rreth 30 minuta. Kur shkoi im shoq të marrë makinën, u habit sepse ajo nuk ishte para dyqanit. U alarmuam shumë.

E lajmëruat Policinë?

Po, morëm Policinë, ndërkohë gjetëm një shok aty dhe iu lutëm që të na çonte në shtëpi të merrnim makinën tjetër, kemi një të vjetër këtu. Kur erdhëm këtu, ç’të shihnim. Shtëpia ishte shkatërruar e gjitha. Kthyer përmbys çdo gjë. Ishte e tmerrshme.

Çfarë i kishte ndodhur shtëpisë? Kishin vjedhur sende të tjera?

Po, kishin vjedhur çdo gjë të vlefshme dhe shkatërruar gjithçka. Te një sirtar ne mbanim 8 mijë euro. Edhe ato i kishin marrë. Pastaj kishin gjetur çelësat rezervë të makinës që na vodhën. Kjo na çon në dyshimin se autorët kanë ardhur në shtëpi fillimisht dhe pasi kanë grabitur aty çfarë kanë gjetur, kanë marrë edhe çelësat e makinës

Pra, ju vetë ngrini dyshime që autorët erdhën fillimisht në shtëpi dhe aty morën çelësat e makinës që kishte 100 milionët brenda?

Po. Sepse ajo makinë ishte e kushtueshme dhe nuk kishte shanse që të hapej. Ishte një makinë e mirë dhe ne i kishim paratë më të sigurta atje sesa në shtëpi. Ata kanë gjetur çelësin rezervë në shtëpi dhe makinën e kanë hapur me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.