E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKRAPAR/  Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë!
Lajme

SKRAPAR/ Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë!

Njoftimi i policisë: 

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.