Skuadra e Bylis ngjitet në Superiore

Bylis ka siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore dhe bëhet ekipi i parë nga Kategoria e Parë, që arrin rikthimin në Superligë. Fitorja me rezultatin 3-2 ndaj Korabit, i siguroi ballshiotëve rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra e dytë, që do të sigurojë ngjitjen, pritet të jetë Elbasanit, të cilëve u mjafton një barazim ndaj Apolonisë, për të mbyllur gjithçka matematikisht.

Në ndeshjet e tjera në Kategorisë së Parë, Luzi turpëroi Lushnjën me rezultatin 4-0, ndërsa Tomori mposhti minimalisht Burrelin.

Publikuar nga Publik Media