E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skuraj-Burrel. ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Lajme

Skuraj-Burrel. ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

Reshjet e dendura qe rane gjate nates e ne disa zona edhe gjate mengjesit te sotem kane shkaktuar jo pak probleme. Autoriteti Rrugor Shqiptar ben apel per gjithe drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes gjate qarkullimit, nderkohe qe jep nje pasqyre te gjendjes se rrugeve ne vend.

aksiiii

 

Në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

gure

Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut ka pasur rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut 🌧 të githa strukturat e ARRSH-së janë në terren për të normalizuar gjendjen 👨‍🔧në të gjitha akset kombëtare të prekura nga to 🛣
👉Rajoni Verior, komunikon se në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
👉Rajoni Qendror, komunikon se po punohet në segmentin sa kalon rreth rrotullimin e Bërzhitës, dhe në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa problem.
👉Rajoni Jugor komunikon se itensiteti i reshjeve ka rënë, qarkullimi kryhet pa problem në të gjitha akset.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga kompanitë dhe sektori i mirëmbajtjes ARRSH.
⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve🚘 të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore 🚔

1tunel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.