E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sllovakia i merr tre pikë  Belgjikës
Lajme

Sllovakia i merr tre pikë Belgjikës

Belgjika ka humbur ndeshjen e parë në grup duke u mposhtur nga Sllovakia me rezultatin 1-0. Belgët vuajtën gjatë fraksionit të parë të lojës, me sllovakët që u treguan të sakt në të vetmin moment që ju paraqit gjatë pjesës së parë.

Në minutën e 7-të Schranz, përfitoi nga përgjumja e belgëve për të goditur me një diagonale shumë të mirë. Performancë që lë për të dëshiruar edhe të Romelu Lukakun, që u tregua në më shumë se një moment i pasigurte përpara portës sllovake.

Me fillimin e pjesës së dytë, Belgjika barazoi me Lukakun në minutën e 56-të duke devijuar saktë topin shumë pranë portës, por ishte sistemi VAR që ktheu gjithçka dhe goli u anulua.

Belgët sërish insistuan, por protagonisti negativ vijon të jetë sërish Lukaku, që gabon shumë përpara portës sllovake. Në fund sërish Lukaku shtyn topin drejt rrjetës, por edhe njëherë tjetër VAR anulon gjithçka, pasi vuri re se Openda, futbollisti që dha pasimin e golit për Lukakun kishte stopuar topin me dorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.