S’mund të eksportojmë problemet tona në BE
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në forumin e 9-të global në Azerbaixhan ku ndër të tjera foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Shqipëria duhet t’i zgjidhë vetë problematikat përpara se të hyjë në union.
Sipas ish-kryeministrit, vendi ynë nuk mund t’i eksportojë problemet e saj në BE dhe vendet e tjera anëtare nuk mund të merren me çështjet tona.
Berisha vuri theksin tek prania e SHBA-së në rajon për të imponuar marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Projekte të tilla po hapte kutinë e pandorës për rajonin. Një situatë e ngjashme paraqitet në rajonin tonë kudo. Fatkeqësisht të jem i sinqertë, kjo gjeti lobimin e fortë të multimiliarderit George Soros. Në atë kohë kur projekti erdhi në tryezën time, kishte disa qarqe që e mbështesnin në Bruksel. Kur dështoi projekti, nisi një projekt i ri. Kishim procesin e Berlinit, ishte shumë i mirë. Ishte një ombrellë për të mos e bojkotuar, por për të na mbajtur në rrugën drejt anëtarësimit.
Më pas nisi minishengenit ballkanik 3. Në vend që të ishin 6 vende bashkëpunuese, u kthye në një aleancë 3 palëshe. SHBA duhet të jenë të rëndësishme këtu sëbashku me europianët. Duhet të ketë një marrëveshje gjysmë të imponuar. Nëse shohim se të gjitha marrëveshjet e 150 viteve të fundit në Ballkan, asnjëra prej tyre nuk është gjysmë e imponuar. Do ishte e dobishme sepse ne nuk i kërkojmë shumë BE-së. Ne nuk mund t’i eksportojmë problemet tona në BE. Vendet e tjera nuk kanë arsye pse të trajtojnë problematikat tona” – tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.
Sipas Berishës arsyeja kryesore janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet.
Më tej ai shtoi se ka një ndikim të fortë rus në rajon ndërsa së treti theksoi se krimi i organizuar është i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara.
“Këndvështrimet e mia janë të ndryshme, sepse i tillë jam, opozitar, pavarësisht progresit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit, ende për sa i përket sigurisë do të thosha se është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.
Arsyeja kryesore ose disa arsye janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit të pranishme të cilat e mbajnë pezull konfliktin.
Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion.”-tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



