E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“S’mund të hidheni në rrugë se do Rama e ministrja e tij”, Boçi thirrje maturantëve për t’ju bashkuar protestës
Politikë

“S’mund të hidheni në rrugë se do Rama e ministrja e tij”, Boçi thirrje maturantëve për t’ju bashkuar protestës

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila pritet të fillojë sot në orën 18:30.

Në një status në facebook, Boçi shkruan se, sipas tij, maturantët kanë qindra arsye për t’ju bashkuar protestës “për kushtet mizerabël, për prindërit e papunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme”.

luciano-bociluciano boci

Postimi i plotë:

MATURANTË BASHKOHUNI ME QYTETARËT NË PROTESTË!

Keni qindra arsye familjare e arsimore për të qenë sot pjesë e revoltës së shqiptarëve, në 18.30.

Për kushtet mizerabël, për prindërit e papunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme.

Jo vetëm kaq!

I shtohet dhe mesatarja e rritur me përdhunë.

Ju nuk mund të hidheni në rrugë të madhe se do Rama dhe Ministrja e tij rishtare.

Shkatërruesit e Akademisë nuk mund të lejohen të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve.

Nuk është hera e parë që Rama me Ministren e tij të Arsimit i ngulin thikë pas shpine maturantëve.

Në të gjithë këto vite e ka bërë rregullisht me ndryshimin e rregullave të pranimit në Universitete.

Po kështu me mesataren, me investimet e munguara, me bibliotekat që nuk ekzistojnë, me laboratorët e degraduara.

Urrejtja e Ramës ndaj të rinjve nuk njeh limite.

Tani që matura është pothuaj e përfunduar, është tradhti t’i deklarosh maturantëve që pragu i hyrjes është rritur!

Nota mesatare është objektiv që vendoset në fillim e jo tekë e Ramës.

Te lidhura

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.