E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Socialistët në kor ofendojnë Bashën me fjalë banale, ja si nisi sherri mes militantëve të PS e PD në Elbasan
Publik News

Socialistët në kor ofendojnë Bashën me fjalë banale, ja si nisi sherri mes militantëve të PS e PD në Elbasan

Duhej të ishte një ditë feste për Shqipërinë dhe veçanërisht për qytetin e Elbasanit, por militantët e partive partiake e kanë zhvendosur të gjithë vëmendjen e qytetarëve te sherri i krijuar mes tyre.

Fillimisht kanë qenë simpatizantët e Partisë Demokratike që e kanë pritur kryeministrin me thirrjet “Rama ik”, në kohën që kryeministri i shoqëruar nga Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi kalonin në qendrën e qytetit.

Por më pas kanë qenë simpatizantët e Partisë Socialiste që në kor nuk kanë kursyer as fjalët banale në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.

Të dy grupet e militantëve ndaheshin nga një grup i vogël policësh, të cilët nuk kanë mundur të parandalojnë përplasjen fizike, në të cilën janë përfshirë hshumë persona. Vetëm pas mbërritjes së përforcimeve, efektivët e policisë kanë bërë të mundur të ndajnë simpatizantët dhe kanë shoqëruar në komisariat disa prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.