Zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së nuk po priten me entuziazmin më të madh nga të gjithë anëtarët e saj.
Përkundrazi për njërin prej tyre Viktor Lagjin këto janë zgjedhje farsë. Për të, PS-ja ka degraduar duke humbur vlerat për shkak të caktimit të kandidatëve në listat zgjedhore në mënyrë jo-demokratike. Nga ana tjetër, ai shprehet se disa persona e kanë marrë peng forcën më të madhe politike në vend.
Në fund, Lagji mbështetet te kreu i PS-së dhe kryeministri Rama për t’i kthyer dinjitetin PS-së.
Mesazhi i Viktor Lagjit:
16 Nentor, Partia ime paska votimet per antaret e kongresit.Gjithnje, kam qene entuziast ne prag votimesh, Po SOT?
Sot ndihem i lenduar , i fyer , i keqardhur per derexhene ku e kane katandisur partine time ca palo njerez te ardhur ne kete parti rishtaz nga dera e ngelur ketu si HALA .
Nje parti qe ju lutet njerezve per ti vendos ne liste per tu votuar sepse nuk mundi te nxirte nga nje proces falls, aq pak delegat , sikurse nuk mund te nxjer dot asnje vlere tjeter te shtuar qe ka pase kultivuar gjithnje!
Per tu ardhur keq per piken ku eshte katandisur sot Partia ime . (E te gjithve ne)
Por besimplot se me ndihmen e socialisteve qe e duan kete Parti, Partin time , Partine tone do ti kthejme dinjitetin, me mbeshtetjen e Edi Rames do ti rikthejme Partise sime rendesine dhe vendin e vet!
Shihemi se shpejt!



