E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sociologu sulmon ashpër drejtorin e ‘Shefqet Ndroqit’: Në spitalin tënd janë vetëvrarë 5 pacientë! Brataj: Edhe në Itali ka ndodhur
Publik News

Sociologu sulmon ashpër drejtorin e ‘Shefqet Ndroqit’: Në spitalin tënd janë vetëvrarë 5 pacientë! Brataj: Edhe në Itali ka ndodhur

Sociologu Ergys Mërtiri ka sulmuar me tone të ashpra drejtorin e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe Kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Ai i ka bërë këta drejtues përgjegjës duke i kërkuar që të mbajnë përgjegjësi dhe të reagojnë, mos të thonë se rastet janë të izoluara dhe të shfaqësohen.

Mërtiri: Nuk ndodh kjo në të gjithë botën. Nuk ndodh që një pastruese spitali të marrë 8 milionë lekë. Nuk ndodhin as në filma. Është sistemi një mollë e kalbur. Tirja do të shkonte fishek në burg pa denoncime në emisione investigative. Kemi rastin e maternitetit që funksionon.

Brataj: Nuk mund të nxish një gjë.

Mërtiri: Unë pres nga një zyrtar që të jetë i përgjegjshëm.

Kapisyzi: Jam shumë i përgjegjshëm. E dënoj aktin.

Mërtiri: E kanë lënë pacientin pa bukë, e kanë lënë në pikë të hallit.

Brataj: Ju thatë që mjekët marrin lekë. Kush janë ata more drejtësi, fol me emra, jo në ajër. Nuk është se po iki unë dhe doktor Perlati dhe sistemi do të zgjidhet. Prit hetimin, mos u shpreh.

Mërtiri: Nuk mund ta bëjnë popullin budalla.

Kapisyzi: Nuk mund ta bëjmë popullin sepse populli ka dërguar letra. Nuk të lëmë të shpifësh.

Mërtiri: Cila është shpifja ime?

Kapisyzi: E the me plot gojë që i keni lënë pa bukë. Ku e vërtetove ti?

Brataj: Kush je ti?

Mërtiri: Po ti kush je që të besoj ty?

Brataj: Jam mjek!

Mërtiri: Unë nuk e kuptoj se si flasin ata zotërinjtë aty në këtë mënyrë. Janë drejtues dhe gjëja e parë që duhet të bëjë një drejtues është të mbaj përgjegjësi. Këta bëjnë sofizma, duan të fshihen pas atyre bluzave të bardha që janë dinjitozë dhe e bëjnë punën e tyre me ndershmëri. Dhe sa raste të tjera duhet të ndodhin që të reagoni, që të mbani përgjegjësi, dhe sa mollë të kalbura duhet të dalin nga arka që të jepni dorëheqjen? Ju jeni përgjegjësit kryesorë. Ti zotëri (i drejtohet Kapisyzit), në spitalin tënd janë vetëvrarë 5 pacientë se ju i lini pa bukë. Janë të tromaksur dhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të kushteve të këqija. Mos thoni janë pak raste, sepse kalbet i gjithë sistemi shëndetësor. Çfarë ka ndodhur dhe çfarë është zbuluar këtë kohë tregon se si është zhytyr sistemi shëndetësor, dhe këta zotërinj janë përfaqësues të këtij sistemi.

Brataj: More çfarë thua, edhe në Itali dhe Francë kanë ndodhur të tilla ngjarje, janë të kuptueshme në kohë pandemie. Ti po hedh balt mbi bluzat e bardha.

Kapisyzi: Po flet kot, po akuzon kot, unë nuk do të ëprgjigjem me fjalën time, por me fjalën e pacientes, në dhomën e të ndjerës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.