Sokol Sadushi do të drejtojë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Në presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e ne vojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.
Ai mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme.
Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.
Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Mes 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë;
Marjana Selimi – anëtare
Ilir Toska -anëtar
Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese
Mes 17 kandidatëve nga Gjykata e Lartë, fitues janë;
Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
Medi Bici, anëtar zëvendësues
Mes prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;
Alma Muça- anëtare
Thoma Jano- anëtar zëvendësues
Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;
Fuat Vjerdha – anëtar
Enkela Vlora- anëtare
Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese
Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;
Irma Balli- anëtare
Etjen Kapo- anëtar
Genti Xholi- anëtar zëvendësues
Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;
Nafije Hasko- anëtare
Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



