E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Sondazhi i dytë/ Sa mandate merr PS, PD dhe LSI

Sondazhi i dytë

Është publikuar sot sondazhi i dytë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, i bërë nga Instituto Piepoli në Itali.

Rezultatet në nivel kombëtar sipas këtij sondazhi, të përkthyera në mandate janë këto:

PS: 69 deri në 73 deputetë ose 48-52% të votave, ndërsa IPR Marketing i jepte 43% të votave.

PD: 41 deri në 45 deputetë ose 28-23% të votave, ndërsa IPR Marketing i jepte 37% të votave.

LSI: 14 deri në 18 deputetë ose 9-13% të votave, ndërsa IPR Marketing i jepte 13% të votave.

PDIU: 2 deri në 4 deputetë

FRPD: 0 deri në 1 deputet

LIBRA: 1 deri në 3 deputetë ose 1-3% të votave, ndërsa IPR Marketing i jepte 2.3% të votave.

SFIDA: 1 deri në 3 deputetë

Ndërkohë 6 ditë më parë, Ora Neëws dhe IPR marketing, sipas sondazhit të tyre ku pyetën rreth 2000 njerëz, nxjerrin këto rezultate: PS 43%  PD 37% LSI 13% LIBRA, 2.3 %.

Sipas IPR Marketing, PS merr në rang kombëtar 43 % të votave duke pësuar një rritje me 1% nga 4 vjet më parë. PD merr 36% të votave duke u rritur me 6% ndërsa LSI shkon në 12% të votave duke pësuar rritje me 1.5%.

Sondazhi sotëm u zhvillua nga Insituti Piepoli, i cili parashikoi zgjedhjeve vendore të vitit 2015 në Shqipëri.

Instituti Piepoli do të nxjerrë çdo javë një sondazh me parashikimin e votimit.

Parashikimi që “Piepoli” bëri në bashkëpunim me televizionin shtetëror “Rai” për referendumin e Mateo Renzit në Itali pati një marzh gabimi prej vetëm 0.1%.

Sondazhin e dytë apo  të parin! Kë të besojmë?

Deri më tani publikut shqiptar i janë servirur dy sondazhe nga kompani të njohura ialiane IPR Marketing që ka bashkëpunuar prej kohësh me Ora Nevs dhe Pieplolo që është në bashkëpunim që prej zgjedhjeve të vitit 2015 me televizionin e Karlo Bolinos, Report TV. Ajo që bie në sy nga prezantimet që kanë bërë dy drejtuesit italianë Noto (Ipr marketing majtas ne foto) dhe Baldassari (Piepolo, djathtas ne foto) rrezultatet nuk përputhen fare. Diferencat janë të mëdha dhe sondazhi i dytë i trasmetuar nga telezivioni i Bolinos përputhet fjalë për fjalë me dëshirën e Ramës për ta mbajtur i vetëm timonin e drejtimit të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Gjëja e dytë e sondazhit të Piepolit, më shumë për kriterin e përzgjedhur sesa për rrezultatin e arritur është përfshirja në të e një politikani që nuk garon fare në këto zgjedhje, Erion Velisë, i cili ka dalë më popullori në Shqipëri, madje edhe mbi shefin e partisë së tij Edi Rama.

Po t’i shikosh shifra krahasimisht rezultatet janë këto:

PS 48-52 % sipas Piepolo.  43% sipas IPR

PD 28-32% sipas Piepolo    36% sipas IPR

LSI 9-13 % sipas Piepolo    12% sipas IPR

Libra 1-3%sipas Piepolo      6% sipas IPR

Ashtu sikurse vërehet diferencat janë tepër të mëdha për të thënë se cilat shifra duhet të besojmë. Por ajo që duhet veçuar është se sipas sondazhit të Piepolo, Edi Rama punën e të cilit e besojnë 2/3 shqiptarë, mund ta qeverisë edhe i vetëm Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.