Soreca: Gjykata Kushtetuese, një arritje në drejtësi
Diten e sotme Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka pershendur krijimin e Gjykatës Kushtetuese në vendin tone. Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ai i ka uruar punë të mbarë të gjithë anëtarëve të kësaj gjykate tani që është funksionale.
Ai shton se kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.
Kujtojmë se sot Përparim Kalo është betuar në Presidencë si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



