E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soreca mesazh maxhorancës: Të respektohet ‘5 qershori’
Lajme

Soreca mesazh maxhorancës: Të respektohet ‘5 qershori’

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po përpiqet të bëjë maxhoranca, siç është formula e listave dhe ndryshimet në formulën e koalicioneve.

Soreca njejtë si  Yuri Kim  apelon që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet të diskutohen në Këshillin Politik, në praninë e opozitës, pastaj të votohet në parlament.

Shënimi i Sorecës

Ne të Bashkimit Evropian përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushës së marrëveshjes së 5 qershorit, diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament.

so.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.