E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
Publik News

Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

18 dhjetori shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, e vendosur që nga viti 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në Shqipëri rënia demografike vijon që prej tre dekadash, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Për shkak të emigracionit, Shqipërisë i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale, që kanë zgjedhur të ikin jashtë vendit, për një jetesë më të mirë.

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën.

Emigracioni ka pësuar një rritje të pashmangshme, dhe kjo rritje sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë për vende pune në ekonomitë në zhvillim.

Ka qenë viti 2000, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve. Kjo ditë është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.