E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot do të ishte 48 vjeç Sokol Olldashi
Publik News

Sot do të ishte 48 vjeç Sokol Olldashi

Për të gjithë ata që donin të ndiqnin një model politikani si ai I Sokol Olldashit, sot vetëm kujtojnë një datë të rëndësishme për të. Atë të datëlindjes.

Sokol Olldashi, ka lindur në 17 dhjetor, dhe nëse jeta nuk do ndërpritej në mes pas aksidentit fatal në nëntorin e 2013, sot do të ishte 48 vjeç, në kulmin e karrierës së tij.

“Sot do të festonim 48. Unë kam vetëm kujtime, foto dhe heqje shpirti pafund. Falemnderit motër e dashur që vijon ta duash dhe I dërgon mesazhe atje lart, nga ku shpresojmë të na ndjekë si Engjell” shkruan nëna e Kolit, Kozeta Mamaqi, pas një postimi bërë në kujtim të Kolit nga tezja e tij.

Sokol Olldashi humbi tragjikisht jetën në nëntor 2013 pas një aksidenti në Krrabë. Ishte periudha kur PD kaloi në opozitë, ndërsa Olldashi ishte përfshirë në garën për kryetar partie pas dorëheqjes së Sali Berishës në verë, por atë vend e mori Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.