E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot doli nga burgu ish-ministri por ra në pranga për korrupsion Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë
Politikë

Sot doli nga burgu ish-ministri por ra në pranga për korrupsion Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë

Nuk kaloi as disa orë nga jehona e shtypit mbi lirimin para kohe të ish-ministrit Saimir Tahiri kur personi në foto është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.

Foto/ Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e sotme

Dyshohet se e spiunoi Geraldina Prodani pasi i zuri vendin pak kohë më parë.

Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Sipas burimeve të medieve Duro është arrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender me vlerë dy milionë lekë.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.