E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot dy ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës, dy fëmijët në Shkodër
Lajme

Sot dy ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës, dy fëmijët në Shkodër

Nëna 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj 8 dhe 3 vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Por tragjedia merr përmasa edhe më të mëdha, pasi nëna nuk do të prehet pranë fëmijëve të saj, por në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës së saj.

Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të Alma Arrazit dhe mos të lejonin që ajo të prehej pranë 3 vogëlushëve, me të cilët u vetëmbyt në ujërat e lumit Bunë. Mësohet se varrimi i saj do të bëhet në orën 12:00. Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, Gresi dhe Ardit Arrazi, por që një gjë e tillë varet nga vendimi që do të marrë Prokuroria e Shkodrës.

Erdgys Arrazi ndodhet pas hekurave për veprën penale të shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas dhe 3 fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se vajza e madhe e familjes Arrazi u varros dy ditë më parë në Shkodër, pasi ishte e para që iu gjet trupi në Bunë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.