E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot fillon dita e ligjit “të burgut” për ujin.
Lajme

Sot fillon dita e ligjit “të burgut” për ujin.

Pse ata që nuk paguajnë dot ujin, s’mund të arrestohen?

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, ka folur lidhur me të ashtuquajturin ‘Aksioni i Ujit’ që nis nga qeveria Rama.

Kreu i qeverisë ka kërcënuar me burg të gjithë ata që nuk do paguajnë detyrimet ndaj ujësjelliësit por Manjani shkruan se kjo gjë është e ndaluar nga Kushtetuta, duke cituar edhe ligjin që flet për këtë çështje.

“Neni 27, pika 3: Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.” – shkruan Manjani në Facebook.

Statusi i Manjanit

Informacion ligjor

Sot fillon dita e ligjit “të burgut” për ujin.

Të gjithë të interesuarit, mirë është të dinë se çfarë thotë Kushtetuta e tyre.

“Neni 27

1….

2….

3. Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.”

Pra Kushtetuta është dokumenti ligjor i Lirive dhe të drejtave themelore. Nuk është vetëm për KLGJ,KLP, PP, KM, P, KLSH e “pesticide” politike të tilla!

Në radhë të parë është për të garantuar liritë dhe të drejtat.

Siç mund të shihet pamundësia për të paguar nuk të çon në burg! Është e ndaluar!

Vetëm duhet: një kontratë e lidhur dhe të jesh vërtetë i pamundur për të paguar. Edhe kur i plotëson këto kushte, prap nuk futesh në burg! Ndëshkohesh me ligje të tjera civile dhe administrative.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.