Sot gjykata jep vendimin për masën ndaj Sali Berishës
Gjykata e Posaçme do të shpallë ditën e sotme, e enjte 28 Dhjetor 2023 vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo gjykatë do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.
Më datë 21 Dhjetor Kuvendi votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Heqja e imunitetit i hapi rrugë kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij.
Berisha akuzohet se ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



