E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit
Showbiz

Sot i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Familja e artistit ka konfirmuar lajmin e hidhur dhe ka bërë publike detajet e ceremonisë mortore. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa varrimi do të zhvillohet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

Në njoftimin e tyre, familjarët shprehen me dhimbje të thellë:

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur. Shpati kishte një zemër të pastër, një shpirt të gëzueshëm dhe jetonte gjithmonë me këngë në buzë. Ai përhapte vetëm dashuri dhe mirësi, dhe kushdo që e njihte e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i papritur na ka copëtuar zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij e qetë. Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë me ne.”

Familja fton të gjithë ata që duan t’i bëjnë nderimet e fundit këngëtarit të dashur të marrin pjesë në ceremoninë e sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.