E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot i shpërthyen makinën me tritol, Aldi Mustafa mik i “Rrumit të Shijakut”
Flash

Sot i shpërthyen makinën me tritol, Aldi Mustafa mik i “Rrumit të Shijakut”

Pak më parë, në Shkozet u regjistrua një shpërthim me eksploziv. Makina në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa ka shpërthyer me lëndë plasëse në një atentat të regjistruar këtë të hënë. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volkswagen’, te goma rezervë, teksa shpërthimi ndodhi kur gruaja dhe fëmijët e Mustafës kishin zbritur nga makina.

Mustafa u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale, teksa Mustafa ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.