E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot janë bërë të famshëm, por për çfarë kanë studiuar dikur ata?
Publik News

Sot janë bërë të famshëm, por për çfarë kanë studiuar dikur ata?

Shumë personazhe të njohur të botës së artit apo të politikës në vendin tonë që sot spikasin në fushat e tyre, dikur kanë studiuar për profesione të tjera. Disa prej tyre i kanë praktikuar në fillimet e tyre profesionet për të cilat kanë studiuar, ndërsa disa të tjerë nuk e kanë pasur fatin.

Fama që iu dha ekrani televiziv apo dhe zhanre të tjera i bënë që të hiqnin dorë nga profesionet e tyre të para. Për ta mund të themi me plotë gojë se pasioni i ka mposhtur vitet e studimeve dhe sot ata shkëlqejnë në fusha të tjera.Armina Mevlani sot është një blogere dhe sipërmarrëse e njohur, por kujtojmë se ka mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave Sociale, dega Filozofi.

Kryeministri Edi Rama ka studiuar për pikturë, ndërsa prej vitesh i është futur botës së politikës, megjithëse nuk e lë pas dore as pasionin për pikturën.Luana Vjollca ka studiuar për drejtësi ndërsa sot është një ndër moderatoret më të suksesshme.Sali Berisha është një ndër politikanët më të njohur shqiptar, i cili dikur ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe është specializuar në kardiologji. Në fillimet e tij të para ka punuar si mjek, por me hyrjen e demokracisë ai u bë kryetari i Partisë Demokratike dhe për vite të tëra ka qeverisur shqiptarët.Adi Krasta sot është një ndër moderatorët më të vlerësuar të ekraneve shqiptare, por dikur nën shtysën e prindërve ka studiuar për Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Pavarësisht përpjekjeve për të plotësuar dëshirën e prindërve Krasta e kuptoi se ky nuk ishte profesioni i tij dhe kaloi drejt gazetarisë, një profesion në të cilin ka shkëlqyer ndër vite.Elvana Gjata e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” pak ditë më parë zbuloi se ka studiuar për regji megjithëse nuk e ka praktikuar asnjëherë këtë profesion.Soni Malaj është diplomuar për gjuhë të huaja për degën frëngjisht në profilin “Përkthim”, një profesion të cilin nuk e ka praktikuar. Suksesi në muzikë e bëri që të heq dorë nga profesioni për të cilin ka studiuar.Turjan Hyska ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Shkenca Politike, por prej vitesh i është futur botës së televizionit si gazetar e moderator.Sonny K Elson, fotografi i njohur shqiptar vetëm pak kohë më parë zbuloi se ka studiuar për infermieri, por pasioni për fotografinë e bëri ta braktiste këtë profesion.Jerida Sakaj moderatorja e emisionit të “Klubit të Mëngjesit” ka përfunduar në “Akademinë e Arteve” për “Regji filmi dhe televizioni”, por ajo që nuk dinim është se studimet e para të larta i ka kryer për “Fizikë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.