Sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Belinda Ballukun
Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkelje të dyshuara në lidhje me tenderin 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë, si dhe ndodhet nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, me një vlerë totale prej 450 milionë eurosh.
Sipas dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës, ajo dyshohet se ka përcaktuar paraprakisht fituesit edhe në tre tendera të tjerë, duke thelluar hetimet për skemën e dyshuar të manipulimit të procedurave publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



