Sot miratimi i projektligjit te antishpifjes, çështjet e ‘nxehta’ të seancës së sotme maratonë
nismë ligjore që pritet të kalojë sot është ajo me dy draftligjet, të ashtuquajtura paketa antishpifje, që synojnë rregullimin e tregut mediatik dhe më veçanërisht atë elektronik. Këto dy ligje kanë prodhuar një kundërshti shumë të madhe nga ana e organizatave të gazetarëve në vendin tonë, por edhe ato ndërkombëtare.
Edhe ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është një tjetër pikë shumë e rëndësishme, që pritet të miratohet sot nga maxhoranca. Në këtë seancë të sotme, maxhoranca pritet të rrëzojë edhe dy dekrete të Presidentit Meta. Ligji për rininë dhe ai për korporatën që u kthyen nga Meta pritet të rrëzohen sot nga seanca plenare, siç më herët u bë edhe në Komisionet Parlamentare. Mbledhja e fundit e Kuvendit për vitin 2019 do të shprehet për një emërim dhe një shkarkim.
Bëhet fjalë për emërimin e Arben Ahmetajt në postin e ministrit të Rindërtimit dhe shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky i fundit do ketë të drejtën të flasë dhe të shprehet kundër këtij vendimi të maxhorancës, pasi në Komisionin e Ekonomisë ai theksoi se nuk do të flasë për aspektin politik të kësaj iniciative të qeverisë. Nga të gjitha ligjet që do të kalohen sot në Kuvend, vetëm dy prej tyre kërkojnë shumicë absolute, pasi pjesa tjetër do të kalojnë me shumicë të thjeshtë.
NJE PJESE E RENDIT TE DITES
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar (nenet 73-74 dhe 84 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (nenet 73-74 dhe 84 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar (nenet 73-74 dhe 84 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” (nenet 73- 74 dhe 84 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2020” (nenet 73-74 dhe 84 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Kushtetuta, neni 83, pika 2, Rregullore, nenet 28, 73- 74 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



