E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot  dita e Europës, presidenti i KE:
Bota

Sot dita e Europës, presidenti i KE:

Vijojmë ndërtimin e të ardhmes së përbashkët drejt paqes dhe lirisë

Dita e Europës, presidenti i KE: Vijojmë ndërtimin e të

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit dhe unitetit mes vendeve evropiane.

Përmes një reagimi publik, Costa u shpreh se kjo ditë simbolizon projektin e përbashkët evropian dhe arritjet që mund të realizohen përmes bashkëpunimit.

“DitaEuropës është dita juaj. Sot festojmë projektin tonë të përbashkët evropian dhe atë që mund të arrijmë kur punojmë së bashku. Të bashkuar në diversitet, ne vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët të paqes, lirisë dhe mundësive”, shkruan Antonio Costa.

Më 23 korrik 1952 hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez Robert Schuman.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.