E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot një nga ditët më të nxehta të qershorit, temperaturat arrijnë deri 42 gradë
Lajme

Sot një nga ditët më të nxehta të qershorit, temperaturat arrijnë deri 42 gradë

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas meteoalb. Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe Lindore. Ndërsa Qëndra dhe Veriu i Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.