Kështu ka ndodhur edhe në Urgjencën infektive në Qendrës Spitalore Universitare. Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i qendrës spitalore në QSUT si brenda ambienteve ashtu edhe jashtë saj.
Për të gjithë personat të cilët kthehen nga vendet e prekura sugjerohet vetë-karantinim, të qëndrojnë brenda për 14 ditë. Gjithashtu personat që shfaqin simptoma sugjerohet të telefonojnë urgjencën në 127 dhe jo të shkojnë në spital.
Kujtojmë se ditën e sotme Kryeministri ka marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë si dhe do të ndalohen shumë aktivitete qe grumbullojë njerëz.





