Sot pritet të mbahet dita e pestë e protestës
Ditën e sotme në orën 18:00 është paralajmëruar të mbahet dita e pestë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Aktivisti Genc Sejko është ai që ka thirrur qytetarët ditën e sotme për një tubim paqësor me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Kërkesat që kërkohen nga qytetarët janë: reformim i uniformave blu, dorëheqja e Ardi Veliut dhe lirimi i protestuesve që janë shoqëruar në komisariat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



