E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot seanca në GJKKO për Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn
Lajme

Sot seanca në GJKKO për Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn

Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn.

Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj kërkojnë kthimin e sendeve të sekuestruara nga kontrollet e agjentëve të BKH-së.

Më 6 dhjetor oficerët e BKH kryen kontrolle në banesën e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, po ashtu dhe shtëpinë e vëllait të kryebashkiakut Arbër Veliaj.

Oficerët sekuestruan telefonat e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt,. Po ashtu u raportua se janë sekuestruar shuma të mëdha parash.

Erion Veliaj është nën hetim për një sërë dosjesh, duke nisur nga inceneratori i Tiranës, dosja 5D, shembjet te 5 Maj, shembja e Teatrit si dhe nën hetim pasuror./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.