E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot seanca për masën  e Fredi Belerit në GJKKO! U arrestua për blerje votash
Lajme

Sot seanca për masën e Fredi Belerit në GJKKO! U arrestua për blerje votash

Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Dtën e sotme do të zhvillohet edhe seanca në GJKKO, ku do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore.

Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. 

Beleri u arrestua me 12 maj, ndersa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.

Fredi Beleri edhe pse i arrestuar fitoi perballe rivalit te tij socialist ne Himarë, Jorgo Goro.

Arrestimi i tij solli reagime si nga politika shqiptare, por edhe ajo greke e cila denoi prangosjen e tij.

Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.