E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore, nesër ditë votimesh
Lajme

Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore, nesër ditë votimesh

Qe prej ores 00:01 të kësaj të shtune ne vend ka nisur zyrtarisht heshtja zgjedhore.  Sipas Kodit Zgjedhor saktesisht nenit 77 te tij, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

 

 

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në kete nen te Kodit Zgjedhor.

Neser, do te jete dite votimesh ne vend, pasi kryeministri Rama ka rikthesuar deri ne fund se i qendron dares 30 qershor, si dita e zgjedhjeve ne vend. Nderkohe qe Presidenti Meta ka dekretuar daten e re te zgjedhjeve, 13 tetorin, duke bere apel deri ne fund per reflektim nga ana e Kryeministrit.

Kujtojme se ne listen perfundimtare te zgjedhesve qe publikoi Ministria e Punëve të Brendshme, referuar regjistrimit te Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Votues jane 51% meshkuj dhe 49% femra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.