Sot u ekzekutuan babain në Laç, jeta luksoze e djemve të biznesmenit Rroli
LAÇ- Është ekzekutuar paraditen e sotme biznesmeni 55-vjeçar Rakip Rroli i njohur ndryshe si Pilot Rroli.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa ishtëe duke lëvizur me automjetin e tij. Deri më tani bëhet me dije se biznesmeni është ekzekutuar më automatik nga dy persona të cilët në momentin që kryen krimin ishin duke lëvizur në këmbë.
55-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes duke mos patur mundësi të shkonte deri në spital për të marrë ndihmën e parë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjet dhe deri më tani janë shpallur në kërkim 2 persona babë e bir Skënder Lika dhe djali i tij./Gazeta Shqip





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



