Spahia i shtrëngon dorën pasardhësit Benet Beci duke njohur humbjen

Ditën e sotme është betuar Benet Beci si kryebashkiak i Shkodrës dhe është konstituuar këshilli bashkiak.
Benet Beci ka shkruar në faqen e tij në FB : Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës.
Ndërkohë që Berisha dhe PD thonë se votat janë blerë e vjedhur, si dhe akuzojnë PS-në dhe Tom Doshin se kanë blerë Shkodrën, Bardh Spahia hedh poshtë çdo akuzë.
Bardh Spahia i PD-së shkon në ceremoninë e inaugurimit të Benet Becit, i shtrëngon dorën dhe njeh humbjen.
Kështu ai rrëzon pretendimet e opozitës ku bën pjesë për blerje dhe vjedhje të votave në bashkinë e Shkodrës, bastjonit të PD-së që në 14 maj u fitua nga socialistët./ CNA.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



