E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spahiu: Problemi më i madh, mungesa e transparencës
Publik News

Spahiu: Problemi më i madh, mungesa e transparencës

  Lëshimi i satelitëve në hapësirë

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se problemi më i madh i vendosjes së dy staelitëve në hapësirë nuk është kostoja e tyre financiare por mungesa e transparencës dhe ndarjes më shumë të informacionit me njerëzit.

Gjatë një interviste në “Review” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se është e sanksionuar me ligj që kur shteti monitoron diçka në lidhje me të dhënat personale të qytetarëve duhet të informohen dhe të bëhet transparencë.

 “Unë mendoj se problemi financiar për satelitët është më i vogli. Problemi më i madh i të gjithë qeverive ka qenë mungesa  e kontrolli i territorit.

Kjo masakër që është bërë në territorin shqiptar nuk është parë në asnjë vend tjetër që ka dalë nga komunizmi. A vjen mungesa e kontrollit nga mungesa e teknologjisë? Në komunizëm territori kontrollohej në çdo cep, nuk kishte kamera nuk kishte satelitë kontrollohej me autoritetin e shtetit.

Kjo situatë ka ndryshuar sepse nuk ja dolëm të krijojmë një shtet të ligjit. Nuk them që Shqipëria të mos monitorohet me satelitë, por duhet të informosh individët. Është e sanksionuar me ligj që kur shteti monitoron diçka ku përfshihen të dhënat personale qytetarët duhet të informohen dhe të bëhet transparencë.

Edhe një kamera në ashensor kur e vendos ti informon përdoruesit e ashensorit. Këta vendosin satelit dhe nuk bëjnë transparencë”,  tha Spahiu./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.