E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  arreston në Berat me  letërporosi nga autoritetet belge 33-vjeçarin!
Lajme

SPAK arreston në Berat me letërporosi nga autoritetet belge 33-vjeçarin!

Berat

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.

Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.