SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahiri: Të dënohet për të gjitha akuzat
Prokuroria e Posaçme kë bërë ditën e sotme rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kjo sepse nuk është dakord me dënimin e dhënë ndaj Tahirit.
Bëhet me dije se me këtë rekurs, SPAK kërkon që Saimir Tahiri të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike gjithashtu.
Ndërkohë nga ana tjetër sjellim në vëmendje se ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për veprën penale shpërdorim detyre, ndërkohë SPAK kërkon që ai të dënohet edhe për akuzën e grupit kriminal e trafikut të drogës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



