E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK godet  fort korrupsionin….
Publik News

SPAK godet fort korrupsionin….

Shteti ynë në bashkëpunim me SPAK-un ka menduar seriozisht “të dënojë rëndë korrupsionin”. Kjo gjë shihet dhe në dy dosje që janë bërë publike në media.

Dosja e fundit është ajo e Rigels Ymerit, i cili është dënuar me 16 muaj shërbim prove, pasi i dha 10 mijë lekë të vjetra policit. SPAK e ka marrë të pëndehur dhe është shpallur fajtor për akuzën e korruptimit, me 10 mijë lekë të vjetra të një punonjësi policie.

Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, raporton gazetari Elton Qyno.

Ymeri fillimisht u dënua me 8 muaj burg, por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë prej 16 muaj.

Disa ditë më parë, SPAK për të njëjtën shumë financiare dhënë punonjësve të policisë, dënoi Vilson Meminin. Vilson Memini u dënua me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.