E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës, policë, gjyqtarë dhe prokurorë në skaner!
Lajme

SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës, policë, gjyqtarë dhe prokurorë në skaner!

Komunikimet e zhvilluara në aplikacionin “Sky” të mbëritura në Shqipëri nga Franca dhe Belgjika, kanë rregjistruar një dosje penale në prokurori të posaçme që bën fjalë për ngjarjen e 4 Tetorit 2018, ngjarje kjo e ndodhur në qëndër të ish-bllokut në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, në këtë ngjarje mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën rëndë biznesmeni i lojrave të fatit Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljo Hato.

I vetmi që bëri 7 muaj burg për këtë ngjarje ishte i plagosuri Ervis Martinaj.

Ndërsa bodigardi i Ervin Matës, Marviol Bilo, që qëlloi me pistoletë ndaj tre personave, nuk bëri asnjë ditë burg, megjithëse u dënua me 4.8 vite burg duke ja kthyer këtë dënim në shërbim prove.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt duke filluar nga Eldi Dizdari, Fabiol Gaxha, Marviol Bilo, Fabiol Alushi, Eljo Hato, Geldo Hoti e deri tek Ervin Mata, mundën t’ia hedhin drejtësisë./Oranews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.